E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia kontrolle në akset e vendit, pezullohen 24 patenta dhe vendosen dhjetëra gjoba

Nga kontrollet që ka zhvilluar në të gjitha akset e vendit, Policia Rrugore ka ndëshkuar dhjetëra shoferë që u konstatuan duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Reklamë

Sipas njoftimit zytar të Policisë, prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj.

 

Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj. Ndërkohë, janë vendosur edhe 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë