Subscribe

Policia e Shtetit ka konfirmuar informacionin se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

 

Sipas departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit konfirmohet se Gruevski ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi.

 

“Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin  me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.”

 

Gjithashtu policia konfirmon se në këtë datë që ai ka kaluar në kufirin e Hanit të Hotit  nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

 

Sipas policisë së shtetit Interpol Shkupi ka njoftuar Interpol Tiranën dy ditë pasi Gruevski ka qenë në Shqipëri dhe është larguar. Pikërisht më date 13 nëntor rreth orës 19.35 Interpol Tirana ka marrë njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për ish kryeministrin e Maqedonisë. Pra vetëm 2 ditë minuta pasi ai kishte ikur.

 

Ndërkohë dyshimet janë se Gruevski ka hyrë në Shqipëri ilegalisht nga kufiri i gjelbër, por akoma nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë fakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *