Subscribe

Qeveria i ka borxh çdo efektivi të policisë një shumë mujore prej afro 8 mijë lekësh të reja, shumë kjo e parashikuar në kontratat e reja kolektive që u miratuan në muajin korrik.

 

Edhe pse kanë kaluar afro tre muaj, kjo pagesë nuk është lëvruar duke rritur detyrimin që shteti ka ndaj efektivëve me uniformë.

 

Sipas kontratave të reja, shtesa monetare është parashikuar për dietat ushqimore në vlerën e një vakti i vlerësuar me 400 lekë të rinj në ditë.

 

Për Sindikatën e Policisë, krahas rritjes së pagës që u vendos nga qeveria, paratw pwr ushqimin do të ndihmonin rrogat e ulëta që kanë uniformat blu.

 

SADEDIN FISHTA

SINDIKATA E POLICISE

Si vlerë sipas vendimit të qeverisë nga 70 deri në 80 mijë lekë të vjetra në muaj.  Pra vlerë që i shtohet pagës. Ky konsiderohet borxh që i ka shteti çdo punonjësi të policisë. Të planifikohen fonde të përcaktuara për të implementuar këto përfitime.

 

Pagat e ulëta, por edhe vonesat e kalimit të fondeve që janë parashikuar për policinë për oraret e zgjatura apo dietat, kanë bërë që shumë struktura të kenë mangësi të trupave të tyre. Fishta përmend se në FNSH ka largime të efektivëve për shkak se paguhen më pak se disa kategori të tjera.

 

  1. Kjo pamundësi pagesash ka bërë që FNSH kanë që në muajin Shkurt apo Mars që nuk kanë marrë dietat. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e efektivëve të FNSH po na largohen. Paga për natyrë të veçantë pune është më e ulët se Shqiponjat. Duke qënë me e ulët nuk konkurojnë për shkak të ngarkesës dhe lodhjes fizike që kanë. 

 

Fishta shton se Ministria e Brendshme duhet të parashikojë fonde deri në fund të vitit për shlyerjen e të gjitha pagesave të prapambetura për efektivët, në të kundërt ankesat do të mblidhen dhe do u drejtohen gjykatës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *