E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia kërkon Andrea Bregasin dhe jep 5 mijë euro shpërblim, 31-vjeçari dyshohet se ngatërroi shënjestër

Personi që shikoni në foto është Andrea Bregasi, autor i dyshuar i atentatit të ndodhur mëngjesin e të enjtes në zonën e Don Boscos në Tiranë. Ka qënë vetë policia e cila ka shpërndarë foton e 31-vjeçarit ku ka ofruar deri në 5 mijë euro për çdo qytetar që do të ndihmojë hetuesit me informacion se ku fshihet i riu.

Bregasi qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga Rudolf Zefi. 42-vjeçari menjëherë ka lajmëruar policinë ndërkohë fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk prekën drejtuesin e mjetin dhe dy pasagjerët.

Reklamë

Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.

31vjeçari rezulton të jetë i dënuar për grabitje me armë zjarri ndaj një argjendarie dhe në dhejtor të vitit të kaluar ka dalë nga burgu.

Sa i takon motivit, policia ende nuk ka një pistë konkrete, ndërkohë dyshohet se autori edhe mund të ketë ngatërruar objektiv./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë