E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Kronikë

Policia jep detaje për incidentin e fëmijëve në pishinë

Një incident i rëndë ndodhi sot në Tiranë, pasi 7 fëmijë janë lënduar në një pishinë private në rrugën e Elbasanit. Policia ka bërë me dije se fëmijët ndodhen në S.Q.U., për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:30, tek një hotel i pajisur me pishinë. 7 fëmijët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qënë në rradhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshkitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.

 

Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh