Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Luftinja” nga drejtoria e Policisë Gjirokastër.

 

Kapja e tre shtetasve është bërë pas një informacioni të marrë nga qytetarët se këta persona që shpërdanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Memaliajt.

 

Pas këtyre të dhënave forcat e rendit kanë ushtuar kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë , ku si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç, banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë Memaliaj.

 

 

Në aksin rrugor Memaliaj – Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin sëbashku në një automjet , si dhe shtetasit F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *