E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia i vihet në ndjekje, i kërkuari për vjedhje qëllon me armë në mes të Kamzës

Uniformat blu të Kamzës kanë ndjekur një person të shpallur në kërkim për vjedhje kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “arrest në burg”.

 

Reklamë

Elis Suçi, autori, ka qenë duke ecur në këmbë pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, ndërsa i është kërkuar nga uniformat blu që të ndalojë. I riu, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, jo vetëm që nuk i është bindur urdhrit, por ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë