Subscribe

Pasi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi fotografinë e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili duket i shtrirë në ambientet spitalore, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet edhe për mjekët e Traumës.

Burime për Vizion Plus mësojnë se AMP po verifikon veprimet e mjekëve, për faktin se në fotografi i riu duket se po merr serum, por nga ana tjetër në lidhje me ngjarjen e rëndë Trauma kishte bërë të ditur se i riu mbërriti i pajetë dhe u dërgua menjëherë në morg.

Tashmë Dosjes Hetimore të Agjencisë dhe të Prokurorisë së Tiranës do t’i shtohen edhe mjekët ku pritet që të zbardhet e vërteta, nëse i riu ka qenë pa shenja jete apo jo në momentin kur efektivët e dërguan në spital.

Sipas ekspertizës, Lear Kurti humbi jetën pasi gëlltiti disa doza kokaine, çka i shkaktuan arrest kardiak nga overdoza. Efektivët e komisariatit nr 3 ndaluan të riun, i cili fillimisht tentoi që tu largohej me vrap, por pas 200 metrash u kap nga policia. Dyshohet se në këto momente i riu gëlltiti dozat narkotike.

Tre efektivët që kapën të riun janë pezulluar 3 ditë nga detyre, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Më herët Komiteti i Helsinkit shprehu akuza për Komisariatin nr 3 duke thënë se i riu duhet të dërgohej menjëherë në spital për ndihmën e parë dhe jo të shoqërohej në komisariat. Sipas komitetit, ka mangësi edhe në raportin policor të shoqërimit.

Në lidhje me vdekjen e të riut, qytetarët protestuan përpara ministrisë së brendshme ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *