Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

Policia heq bllokadat, disa të ndaluar në Serbi

4 Korrik 12:21

Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para.

Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa të tjera në rrugë.

Forcat e forta të policisë ndërhynë për t’i larguar ata nga rruga. Nuk ka pasur incidente më të mëdha deri tani, pasi protestuesit po largohen vetë në trotuar sapo mbërrin policia.

Në qendër të Beogradit janë ndaluar disa pjesëmarrës të bllokadave, ndërsa arrestime janë shënuar edhe në Novi Beograd, afër Fakultetit të Arteve Dramatike.

Studentët në bllokadë kishin bërë thirrje një ditë më parë për një “bllokadë totale të Serbisë për shkak të brutalitetit policor”.

Thirrja erdhi pas aksioneve të policisë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, kur në disa qytete u arrestuan gati 80 studentë dhe protestues kundër qeverisë.

Qytetarët dhe studentët që nga ora shtatë e mëngjesit kishin bllokuar kryqëzimin pranë Fakultetit Juridik në qendër të Beogradit, u tërhoqën nga rruga kur mbërritën kordonët e policisë.

Pasi policia largoi pengesat metalike dhe kontejnerët nga rruga, protestuesit u zhvendosën në një tjetër vend dhe vazhduan bllokadën, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Edhe nga ajo pikë u tërhoqën kur mbërriti policia.

Situatë e ngjashme po ndodh edhe në pjesë të tjera të Beogradit, ku protestuesit po vendosin kontejnerë në rrugë dhe po përballen me forcat e shumta të policisë që i heqin bllokadat.

Studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike njoftuan në Instagram se një koleg i tyre është arrestuar përpara këtij fakulteti në Novi Beograd.

Në Zemun janë bllokuar disa kryqëzime.

Sipas gazetarëve në teren, ka pasur përplasje verbale të vogla mes protestuesve dhe qytetarëve që kundërshtojnë bllokadat, por incidente më të mëdha nuk janë raportuar.

Bllokadat protestuese kanë nisur që në mëngjes edhe në Novi Sad dhe Nish.

Edhe në këto qytete janë të pranishme forcat e forta të policisë që po ndjekin protestuesit dhe po i heqin bllokadat.

Daçiç: Jemi efikasë dhe jo të dhunshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, deklaroi më 4 korrik se policia ka lejuar grumbullimet në disa lokacione në Beograd që nuk janë të një rëndësie jetike për funksionimin e trafikut, ndërsa atje ku ndërhynë, e bën “pa përdorimin e forcës së tepruar”.

“Që në mëngjes, policia është në gjendje gatishmërie, në kuptimin që kemi përcaktuar prioritetet, që të gjitha pikat jetike të qytetit të funksionojnë normalisht”, tha Daçiq për televizionin Pink.

Ai dënoi vazhdimin e bllokadave, duke thënë se “ato rrezikojnë jetën normale të qytetarëve dhe funksionimin e qytetit”.

Daçiç tha gjithashtu se gjatë bllokadave të djeshme, policia ka përdorur “shkopin” në disa lokacione, duke shtuar se çdo rast është dokumentuar.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët kishte paralajmëruar të gjithë ata që synojnë të organizojnë bllokada të paligjshme se policia, në përputhje me ligjin dhe detyrimet e saj, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike.

Në një komunikatë të publikuar më 3 korrik në mbrëmje thuhet gjithashtu se “kundër të gjithë atyre që shkelin ligjin do të ngrihen kallëzime penale dhe për kundërvajtje”.

Bllokadat protestuese në qytete në gjithë Serbinë nisën pasi studentët bënë thirrje për mosbindje civile pas protestave në Beograd më 28 qershor.

Kërkesat e tyre janë: shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, largimi i kampit nga qendra e qytetit ku sipas tyre qëndrojnë për muaj të tërë persona që kundërshtojnë bllokadat dhe lirimi i studentëve të arrestuar gjatë protestave të 28 qershorit.

Protestat masive dhe bllokadat në fakultete në Serbi nisën pas vdekjes së 16 personave nga rrëzimi i një kulmi në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, dhe studentët së bashku me qytetarët që i mbështesin kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për këtë tragjedi./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Bllokadë Serbi te ndaluar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep detajet e fundit

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep detajet e fundit

më shumë...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri i viktimave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:48

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.