E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Policia greke përplaset me refugjatët, gaz lotsjelles kunder tyre

Policia e Greqisë është përplasur kete te shtunë me një grup të migrantëve dhe refugjatëve që ishin vendosur në kamp në një zonë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, për të lëvizur drejtë Evropës.

Qindra persona, përfshirë fëmijë, kanë arritur në këtë zonë të enjten dhe kanë filluar ndërtimin e tendave.

Ata ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve – shumë nga ta me fëmijë në krahë- ndërsa protestuesit kishin hedhur gurë dhe shishe xhami në tentativën për të kaluar kordonin e policisë.

Reklamë

Migrantët kanë refuzuar të largohen përkundër thirrjeve nga ministrat që të rikthehen në qendrat e akomodimit dhe paralajmërimeve se udhëtimi drejtë Evropës nuk mund të realizohet.

“Është gënjeshtër se kufijtë do të hapen”, tha ministry i Migrimit, Dimitris Vitas..

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrant, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë