Policia malazeze ka gjetur 57 kilogramë në pjesën e liqenit të Shkodrës, buzë lumit Moraça. Mediat malazeze bëjnë me dije se droga u gjet në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës.

Në njoftim theksohet se oficerët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël me gjithsej 54 thasë me marijuanë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *