Mes shtate personave qe u arrestuan nga policia franceze, si te dyshuar ne lidhje me sulmin terrorist te se enjtes ne Nise, janë edhe dy shqiptare. Disa media ne kete vend qe u referohen burimeve gjyqësore dhe policore, raportojnë se mes te ndaluarve jane edhe nje çift shqiptaresh, emrat e te cilëve nuk bëhen te ditur. Ata dyshohet t’i kene siguruar arme autorit te masakrës, qe me nje kamion përplasi turmat e njerëzve ne shetitoren e Nises. Sipas mediave, çifti i arrestuar per mbështetje logjistike te terroristit, ndodhet ne paraburgim se bashku me katër persona te tjere, ndërsa bashkëshortja e autorit pas marrjes ne pyetje është lene e lire. Sulmi ne Nise shkaktoi 84 viktima dhe rreth 300 te plagosur. Mediar zbuluan edhe detaje te reja rreth autorit. Mohamed Lahouaiej-Bouhlel e kishte këqyrur mire zonën per dy dite me radhe per t’u përgatitur per sulmin. Drejtuesi i kamionit është pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa vëzhgonte me kujdes vendet ku do te kalonte, ndërsa përpara sulmit ai i kishte dërguar dikujt një mesazh ku i kërkonte me shume arme. Pas ngjarjes se Nises, masat e sigurisë jane shtuar dhe autoritetet kane thirrur 12 mije rezerviste. Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, u ka bere apel patrioteve franceze te behen rezerviste per te mbrojtur kufijte e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *