Subscribe

Qarkullimi i rënduar i mjeteve në akset rrugore ka detyruar policinë të fusë në veprim teknika të reja për të përballuar situatën.

 

Dronët monitorojnë rrugët me qarkullimin me të madh të mjeteve veçanarisht ato qe te cojne drejt detit.Kjo per te evidentuar ne kohe shkeljet dhe per te parandaluar aksidentet

 

Sipas drejtuesve të policisë përdorimi i dronit synon të evidentojë parakalimet e gabuara në ato akse ku shikueshmëria nga ana e efektivit të policisë është e vogël për shkak të natyrës së rrugës.

 

Dronët e do te jenë në veprim gjatë gjithë kohës edhe në ato segmente të cilat konsiderohen si “njolla të zeza” të trafikut.

 

Gjatë dy muajve të fundit kontrollet e policisë për të garantuar sigurinë në rrugë janë rritur ndjeshëm. Nga 1 korriku dhe deri në 19 gusht ka pezulluar 260 leje drejtimi për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *