Subscribe

Prej katër ditësh policia është ende e bllokuar, ku serverat dhe sistemet e brendshme janë jashtë funksionit. Edhe pse po punohet intensivitisht për tu rikthyer në normalitet, situata e rëndë e krijuar nga hakerimi, është përtej mundësive që ofron sektori i krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

Janë shumë sisteme që tashmë janë paralizuar, të tilla si sistemi i gjobave, emailet e brendshme etj. Në këto kushte, nëse një qytetar gjobitet në autostradë me radarë, nuk mundet për momentin që të verifikojë gjobën online, por duhet të interesohet pranë komisariatit rrugor.

Puna duket e ndërlikuar edhe në Komisariate, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët. Në këto ambiente puna po kryehet nga efektivët manualisht, përfshirë edhe marrjen e denoncimeve apo nisjen e hetimeve për krime të ndryshme.

Në këto kushte ku policia nuk ka akses kompjuterike, 2  ekspertë amerikane të krimeve kibernetike kanë zbarkuar në Tiranë ku po ndihmojnë autoritetet për të ngritur një sistem të lartë sigurie. Mësohet se është kërkuar vendosja e disa filtrave të ngjashme me ato që përdorin institucione e rëndësisë së veçantë ne shtetet e bashkuara.

Sa i takon sistemit TIMS, mësohet se në pikat doganore të vendit është tashmë funksional, edhe pse shfaqen problematika gjatë ditës. Edhe në Rinas, policia kufitare po punon me këtë sistem për të verifikuar nëse mes udhëtarëve persona në kërkim ose jo. Burime shprehen se gjatë ditës së shtunë, ku TIMS ishte jashtë funksionit, policia ka bllokuar kalimin e 28 qytetarëve, 15 në dalje dhe 13 në hyrje. Ndalimi është bërë për shkak se autoritetet kishin dyshime për udhëtimin e tyre. Ndërkohë në pikat kufitare është shtuar numri i efektivëve ku krahas TIMS po punohet edhe me regjistra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *