E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia e Vlorës arreston dy të rinj për gjobëvënie

 

Dy të rinj nga Vlora ranë në prangat e policisë, pasi kërcënuan një 46 vjeçar se nëse nuk do t’u paguante 100 mijë euro do ta vrisnin.

 

Endri Beqiraj dhe Juli Rrokaj do te përballen me akuzën e gjobëvëniës.

Reklamë

 

Arrestimi I te rinjve u bë në momentin kur ata po prisnin për të marrë shumën e parave  në fshatin Qishbardhë te Vlorës.

 

Sipas policisë, prej disa muajsh nëpërmjet telefonit ata kërcënonin 46-vjecarin duke synuar t’i merrnin atij shumen prej 100 mije eurosh.

 

Madje ditët e fundit të arrestuarit e kishin kërcënuar edhe me jetë nëse nuk do të jepte paratë. Pasi morën denoncimin, uniformat blu organizuan planin e arrestimit te dy gjobvenesve.

 

Nga të dhënat e Prokurorisë mësohet se gjobëvënia e ka zanafillën në një konflikt banal mes 46-vjecarit nga Vlora dhe Endri Beqirajt.

Më shumë video

Reklamë