Kjo e diel shënoi ditën më të përgjakshme të protestave kundër regjimit të ri ushtarak në Mianmar. Policia hapi zjarr mbi protestuesit duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

 

Ky është momenti kur protestuesit përpiqen të ndihmojnë  një person të plagosur. Forcat e sigurisë qëlluan me armë pasi granatat, gazi lotsjellës dhe të shtënat në ajër dështuan të shpërndanin turmat.

 

Qindra protestues refuzuan të largohen nga rrugët, ndërsa vendosën barrikada duke kënduar. Dhuna vjen disa ditë pas thirrjes së ambasadorit të Mianmarit në Neë York, i cili  kërkoi ndërhyrjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund regjimit ushtarak.

 

Mianmari është në kaos që prej 1 shkurtit, kur ushtria mori pushtetin dhe arrestoi lideren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi. Udhëheqësit ushtarakë kanë pretenduar se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, ku partia e Suu Kyisë fitoi shumicën dërrmuese.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *