E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e Tiranës prangos 43-vjeçarin për trafik droge

Policia e Tiranës arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykatat Italiane me 20 vite heqje lirie. Në pranga ra Petrit Lekndreaj 43 vjeç banues në Tiranë.

 

Sipas policisë i arrestuari ishte shpallur ne kërkim nga Interpol-Roma për akuzat e trafikut të drogës plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Mësohet se Lekndreaj bënte pjesë në një grup të organizuar kriminal në Itali ndërsa në vitin 2009 policia italiane prangosi 23 persona.

 

Sipas hetimeve, grupi i organizuar ku bënte pjesë Lekndreaj prej kohësh porosiste drogë nga Holanda e më pas dërgohej në Itali nëpërmjet të afërmeve të tyre, ku nuk mungonin dhe bashkëpunëtorët italiane si dhe polakë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë