Policia e Tiranës parandoi një vrasje për hakmarrje paraditen e sotme në Tiranë. Pas një aksioni të mirëorganizuar blutë e Tiranës ka mundur të vënë në pranga 32-vjeçarin Edmond Marku, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje; 25-vjeçarin Blindim Isa, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje, 22-vjeçarin Artur Shehu,  banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike dhe Klodian Hoca, i cili rezulton i padënuar.

Policia bëri të ditur se personat në fjalë janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje. Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një personi, identiteti i këtij të fundit nuk bëhet me dije për arsye hetimi dhe sigurie.  Arma është gjetur në banesën e Edmond Markut, dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *