Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë arrestuar për armëmbajtje pa leje një 44 vjeçar të armatosur, Ermir Kroqi.

 

 

 

Kroqit i është gjetur në çantë një pistoletë me silenciator ndërsa nga kntrolli në banesë u gjet edhe një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak.

 

Në prang aka rënë edhe një tjetër person, Marin Ramaj, i cili kishte djeni për ngjarjen por nuk ka akllzuar.

 

 

Tiranë

 

Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Pasagjeri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.   

 

 

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare. Vihet në pranga poseduesi i tyre. 

 

 

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

 

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”.      

 

 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

 

– E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”;   

 

– M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K.

 

Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak.  Shtetasi M. M. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *