E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e Tiranës arreston një 53-vjeçar për zjarrin te liqeni

Policia arrestoi një 53-vjeçar për zjarrvenien e së enjtes në Parkun e Liqenit në Tirane. Policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë Arben Gugen, 53 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia shkaktoi zjarr, duke hedhur në tokë një cigare e për pasojë u dogjën rreth 500 metra katror shkurre dhe pemë dekorative. Zjarri u shua pasditen e djeshme nga ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të zjarrfikëses.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë