E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia e Shtetit: Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës

Operacionet e kërkim-shpëtimit, për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit kanë vijuar pa ndërpreje në Thumanë dhe në Durrës.

 

Policia bën me dije se prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme  dhe deri në orën 12.40  janë nxjerrë nga rrënojat 10 shtetas të pajetë, duke bërë që në Thumanë të nxirren të gjithë trupat e pajetë në Thumanë.

 

Reklamë

Ndërkohë në lagjen nr 13 në Plazh, tek Mira – Mare, ekipet e shpëtimit,  para një ore kanë identifikuar trupin e 54 vjeçarit dhe po punojnë  po nxjerrjen e tij  nga rrënojat.

 

Ndërkohë në  Durrës vijojnë kërkimet në lagjet Nr. 6, 13 dhe 17, te ish-Këneta, për gjetjen e personave që dyshohet se kanë mbetur poshtë rrënojave.

 

Punonjësit e Policisë janë të angazhuar edhe në ndihmë të ekipeve të emergjencave, në qendrat ku janë ngritur çadrat.

Më shumë video

Reklamë