Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 July 2025
Vizion fokus

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, ish-kreu i...

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, Spahia: Rama...

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e luftës në...

Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër skuadër...

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari për t’u...

Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë të sulmojnë...

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të...

Zjarr në pyllin me pisha në Zvërnec

Kavaja nderon heroin antikomunist, përurohet shtatorja e Josif Budos,...

Britani-Ukrainë nënshkruajnë marrëveshjen për 5 mijë raketa Thales

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

5 Qershor 16:01

Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologët e tij.

Takimin e parë tejet miqësor Drejtor Proda e zhvilloi me Presidentin e Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi.

Proda, Presidentit të Interpolit:

“Faleminderit z. President i Interpolit për besimin te Policia e Shtetit, për mbështetjen e madhe dhe suportin tuaj për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht ata që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ju siguroj për vendosmërinë time, të Policisë së Shtetit dhe shtetit shqiptar, për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve kriminale globale.

Ju ftoj juve, partnerët dhe agjencitë që koordinojnë veprimet policore të mbështesni edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila  tashmë po vepron me profesionalizëm dhe në nivel të barabartë me policitë partnere në aspekte hetimore dhe operacionale.”

Ahmed Naser Al-Raisi, Prodës:

“Vlerësoj punën dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe vendosmërinë që tregoni për të bashkëpunuar me partnerët pa barriera, vendosmëri e cila ka krijuar një klimë besimi gjithnjë e në rritje për Policinë e Shtetit. Këto elemente do të ndihmojnë së tepërmi në vendosjen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpoli do të vijojë të mbështesë Policinë e Shtetit për të punuar bashkërisht në luftë kundër kërcënimeve globale”.

Po gjatë konferencës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takoi Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, z. Valdecy Urquiza, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, Menaxherin e Projektit EU4FAST WB, z. Antonio Montanaro, si dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të sigurisë publike ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtori i Përgjithshëm Proda theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në fushat prioritare të sigurisë, përfshirë:

Luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar;

Luftën kundër krimit kibernetik;

Goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me fokus të veçantë rrugët nga Amerika Latine;

Kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar;

Forcimin e bashkëpunimit në fushën e formimit dhe shkëmbimit të ekspertizës policore;

Rritjen e kapaciteteve logjistike dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtor Proda gjatë takimeve të shumta që zhvilloi gjatë ditëve të konferencës me homologët e tij, ka theksuar se fenomenet kriminale globale kërkojnë medoemos një bashkëpunim global për t’i luftuar, duke i siguruar që Policia e Shtetit  është e gatshme dhe i ka të gjitha kapacitetet burimore dhe profesionale për të thelluar akoma më tej përfshirjen e saj në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale me të gjithë partnerët, për të përmbushur me profesionalizëm detyrimet që burojnë nga misioni ynë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
policia proda Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbetën në det të hapur pasi veliera pësoi defekt, Forca Detare shpëton tre persona në Gjirin e Gramës

më shumë...

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, eksperti i turizmit: Nuk e dëmton imazhin e Shqipërisë

më shumë...

Pronari i Bujtinës: Mirë ne ndërtuam pa leje, po shteti a ka faj? Ish-kreu i IKMT: Faji juaj që duartrokitët paligjshmërinë

më shumë...

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, ish-kreu i IKMT: Po zbatohet ligji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:56

Mbetën në det të hapur pasi veliera...

10:15

Aksioni në Theth i hap rrugën investitorëve...

10:07

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth,...

10:01

Pronari i Bujtinës: Mirë ne ndërtuam pa...

9:52

“Situata dramatike, terror i gjallë”, pronari i...

9:39

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth,...

9:26

“Për të vënë duart në kokë”, avokati...

9:21

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth,...

8:55

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e...

8:48

Eljan Tanini emërohet drejtor i Arkivit Qendror...

8:35

Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një...

8:32

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari...

8:28

Si do të ndikojë sot “Hëna e...

8:21

Pas dorëheqjeve masive në bashkinë e Vlorës,...

8:03

Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë...

7:48

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim...

6:58

Trump emëron Sean Duffy si administrator të...

6:53

Zjarr në pyllin me pisha në Zvërnec

6:45

Kavaja nderon heroin antikomunist, përurohet shtatorja e...

6:34

Britani-Ukrainë nënshkruajnë marrëveshjen për 5 mijë raketa...

Më të klikuarat

  • Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri G...
  • E mbytën me litar dhe hodhën në liqen, nxirret nga uji makin...
  • Jep dorëheqjen kreu i AMP
  • Lapaj rrezikon Parlamentin, daja i Endri Shabanit refuzon të...
  • Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohet drejtori i policisë S...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services