Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

Policia e Shtetit: Reagimi i nënkomisares Anisa Kostani aspak etik dhe profesional, pezullohet dhe do të hetohet

19 Gusht 13:27

Policia e Shtetit konfirmoi përmes një deklarate zyrtare se Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, nënkomisare Anisa Kostani.

 

Mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, thuhet mes të tjerash në komunikate.

 

Numri një i policisë ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje.

 

Reagimi i policisë vjen pak orë pasi nënkomisarja Anisa Kostani ofendoi rëndë përmes një statusi në rrjetet sociale, gazetarët e kronikës në lidhje në lidhje me mënyrën sesi kishin raportuar vrasjen e Madrit Ulqinakut dy netë më parë në këtë qytet.

 

 

Reagimi i Policisë së Shtetit

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.

Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sali Berisha e shfrytëzoi bashkëbisedimin e të premtes me gazetarët për të akuzuar qeverinën në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

Lideri demokrat tha se 4 viktimat e orëve të fundit tregojnë se bandat dhe krimi kontrollojnë sot Shqiperinë.

Sipas tij, projekti i Ramës për “Pasaportën e Artë” nuk është gjë tjetër vecse një thirrje për kriminelet” Bashkohemi në Shqiperi”.

 

Berisha: ‘Pasaporta e artë’, një thirrje e Ramës për të bashkuar kriminelet e botës në Shqipëri

 

 

Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “narko-trafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, legalizimin e parave të krimit që hyjnë nga jashtë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse pasaporta e artë në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka quajtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisin e saj”

 

 

“Kjo qeveri do të marrë atë që meriton. Ne si opozitë do të jemi këtu cdo ditë për të denoncuar të gjitha afërat e kësaj qeverie”, tha Berisha.

 

Ai shtoi se në 9 vitet e fundit në vendin tonë nuk ka ardhur asnjë biznesmen I huaj për investim cka dëshmon klimenn e rëndë të biznesit në Shqiperi.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
anisa kostani Elbasan Policia e Shtetit

Nga e njëjta kategori

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien jashtë, Indri merr vendimin e papritur

më shumë...

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri? Vanesa flet për marrrëdhënien me fermerin: Dua t’i rri afër

më shumë...

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën: Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re

më shumë...

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

më shumë...

One thought on “Policia e Shtetit: Reagimi i nënkomisares Anisa Kostani aspak etik dhe profesional, pezullohet dhe do të hetohet”

  1. Emigranti says:
    August 19, 2022 at 3:17 pm

    Super Police respekt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

8:07

“Jemi takuar disa ditë para hyrjes në...

7:23

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit...

7:06

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.