Subscribe

Dy ditë para zgjedhjeve lokale, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur me masat për mbarëvajtjen e procesit. Ai tha se efektivët janë në gadishmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

 

 

REBANI JAUPI

 

DREJTOR I POLICISË SË TIRANËS

 

“Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor. Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.

 

Forcat komando do të marrin në ruajtje 57 objekte të rëndësishme. ndërkohë që  është ngritur edhe një grup i posacem për të ndjekur rastet e dyshuara të shit-blerjes së votave.

 

“Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, përsa i përket tentativës për shit-blerje të votës, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, si dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ka iniciuar hetime proaktive, të cilat po kryhen në drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve për këto raste, nuk mund të japim informacione të tjera.”  

 

Prej ditës së martë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KQZ-ja drejt KZAZ-ve, materiale të cilat janë shoqëruar nga patrulla të Policisë Rrugore dhe nga shërbime të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *