Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për Edmond Begon.

 

Nëpërmjet një shkresë blutë kanë referuar materialet në Porokurorinë e Tiranës, ku i kërkojnë institucoonit të akuzës hetim pasuror pasu biznesmeni dyshohet për pastrim parash. Burime bëjnë me dije se ndaj Mond Manol Irfan Bega, policia ka kërkuar hetim për pastrim të produkteve të veprës penale parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

 

Nga verifikimet e policisë në dosjen që i është dorëzuar prokurorisë, thuhet se shoqëria “inert ekspres” në pronësi të biznesmenit ka porositur dy vila tek një pale sipërmarrëse gren crost”, njërën prej të cilave në emër të subjektit që përfaqëson më pas e ka shitur tek një person me inicilaet H. L (HASAn LUMNESHI). Bego rezulton i dënuar në itali për organizatë kriminale me 11 vite burg. Gjithshtu referuar shkrese se policise thuhet se Bego, më 24 dhjetor 2009 është arrestuar në Tiranë i idetifikuar me emrat Edmond Bego, Sajmir Sina, Belul Gjahtari, ku sipas policsë ky person ishte i përfshirë në organizatën e Aldo Bares.

 

Policia i kujton gjithashtu prokurorisë së Bego është ndaluar në 2018 teksa po ktheje në shqipëri nga Korfuzi, ku kishte qenë me familjen në Korrfuz. Ai u ndalua me një pasaportë me identitetin Mond Bega, por mbi urdhër arresti të skaduar, në bazë të difuzionit të lëshuar nga Interpol Roma. Policia në materialin e saj thekson se Mond Bega është hetuar disa herë për pasuri, por në asnjë rast nuk ka pasur bllokim të pasurive të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *