Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.

 

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi është “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore, si dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.

Në dhënien e çmimit janë mbajtur parasysh një sërë faktorësh, por kryesoret janë rezultati i suksesshëm, shtrirja e tij, bashkëpunimi ndërkombëtar etj.

 

Operacioni “PASSPORT/ONE IF BY LAND” u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tij u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale tё rrjetit.

 

Operacioni “SUNSHINE/PRECIZIONI” u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni. U arrestuan 132 persona, u zhvilluan 12 operacione të ndryshme, u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe kokainë etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *