E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen: 25-vjeçari e la të miturën të mbytur në det

Policia e Shkodrës zbardhi të tjera detaje nga mbytja e 17-vjeçares Erisa Dodaj në Velipojë. Në njoftimin për mediat thuhet se ajo u fut në det me motor uji bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

Reklamë

Por më pas ky i fundit doli në breg pa motorin e ujit, duke e lënë të miturën të mbytur në det. Ata e kishin marrë motorin e ujit me qira.

Reklamë

Erisa Dodaj kishte shkuar në Velipojë për pushime me familjen. Indrit Bajraktari është arrestuar, ndërsa si provë materiale është sekuestruar çelësi i motorit të ujit.

Bajraktari akuzohet për “Shkaktim të vetëvrasjes”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy të rinjve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë