Të zotuar për të luftuar paligjshmërinë, por nga ana tjetër të përfshirë në trafikun e drogës.
Jo vetëm kontigjenti i krimit, por lëndët narkotike duket se janë parë si një mundësi përfitimi edhe nga vetë efektivët e policisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një përgjigje zyrtare drejtuar Vizion Plus, Agjencia e Mbikqyrjes Policore shprehet se gjatë periudhës nga data 1 janar deri më 30 nëntor të këtij viti janë referuar penalisht 47 punonjës policie, të dyshuar si të përfshirë në këto veprimtari kriminale, konkretisht në fushën e narkotikëve.
Ato janë akuzuar për shpërdorim detyre, kultivim të bimëve narkotike apo edhe në rastin më të keq kanë shitur apo shpërndarë vetë.
Nga veprimet e AMP, mësohet se në total janë arrestuar në flagrancë 3 efektivë policie, ndëkrohë me vendim të gjykatës janë pezulluar nga puna 16 prej tyre.
Jo vetmë në drogë, por edhe në korrupsion, vjedhje, apo në vepra të tjera penale. AMP gjatë kësaj periudhë në total në bazë të hetimeve të saj ka arritur që të referojë në organet e hetimit 227 çështje për 323 subjekte. Konkretisht nga këto referime 100 janë për punonjës policie i nivelit të parë drejtues, ndërsa 207 janë të nivelit zbatues. Pjesa tjetër i përket Gardës ose qytetarëve të implikuar.
Për të njëjtë periudhë, AMP ka kryer edhe hetimet në lidhje me efektivët e inkriminuar, ku 22 punonjës të strukturave janë arrestuar në flagrancë, ku në mesin e tyre 5 janë drejtues policie.
Ndërkohë AMP pritet që të nisë edhe procesin e verifikimit të deklarimeve të çdo efektivi të policisë ku do shprehen nëse kanë përdorur apo jo programe të koduara si Sky, apo Encro Chat, programe të dyshuara se me të cilat mbanin lidhjet me botën e krimit. Çdo efektiv, përdorues i tyre, do të përjashtohet menjëherë nga rradhëte uniformave blu./vizionplus.tv