E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 00:05 Në vijim ora 00:05: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në veri

Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e kësaj të premteje në veri të vendit.

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa konfirmoi sulmin, tha se ata janë sulmuar teksa po shkonin për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare me Serbinë.

“Në veri, rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbrëmë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, deklaroi Svelça.

Më shumë video

Reklamë