E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Policia e Kosovës ndalon deputetin Shkumbin Demaliaj

Policia e Kosovës ndaloi të enjten deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj.

 

Sipas prokurorisë Demaliaj, ishte edhe anëtar i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj ish prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte hetuar çështjen e “Listës së veteranëve” ndërsa muajin e kaluar u largua nga Kosova për shkak të sic tha kërcënimeve për shkak të hetimeve.

 

Reklamë

Zoti Demaliaj dhe 11 anëtarë të tjerë të komisionit qeveritar janë akuzuar më 12 shtator nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur në Kosovë si “veteranët”.

 

Gjithashtu këtë të enjte është caktuar masa e sigurisë paraburgim prej 30 ditësh deputetit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë