E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Policia e Kosovës i bllokon rrugën, Vuçiç i vendosur për të vizituar fshatin Banjë

Policia e Kosovës ndalon presidentin Aleksandër Vuçiç në rrugën Zubin Potok- Banjë ku e kanë udhëzuar që mos të vazhdojë udhëtimin për shkaqe sigurie

 

Reklamë

Sipas, Telegrafit serb, presidenti Vuçiç këmbëngul për visitën e tij në Banjë, dhe pse protestuesit kanë vënë barrikada në rrugë për të bllokuar çdo rrugë që dërgon në fshatin Banjë.

 

Reklamë

Ndërkohë Vuçiç në një prononcim për mediat duket i vendosur për të vijuar vizitën e tij në fshatin Banjë të Skënderajt, pavarësisht se vizita e tij është ndaluar me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

“Do të tentoj që të shkoj në fshatin Banjë dhe ta vizitoj Millan Kovaçeviq dhe t’ia jap dhuratata. Do të tentoj në rrugë dytësore nuk di a mund të shkoj atje apo jo”.

 

Ndërsa ka kërkuar nga gazetarët e mediave serbe që të mos e ndjekin në këtë udhëtim.

Më shumë video

Reklamë