E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për krime lufte kundër civilëve

Arrestohet një person i dyshuar se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, bën të ditur Policia e Kosovës, Sektori për hetimin e krimeve të luftës.

“Është arrestuar një person i komunitetit egjiptian i dyshuar për krime lufte në Kosovës gjatë vitit 1999”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, i arrestuari, është dërguar në Qendrën e ndalimit, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të dyshuarit.

“Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar, është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë