E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e Korçës me shërbime shtesë, 200 forca për sezonin veror

 

Policia e Korçës ka shtuar shërbimet për sezonin veror dhe mbarëvajtjen e sigurisë për festat.

 

Jo pak por 200 forca policie kanë kalur në shërbim 10 orë me patrullime në sektorë të ndryshëm, bëjnë me dije burime nga Drejtoria rajonale.

Reklamë

 

Policia e rendit, ajo rrugore dhe objekteve kontrollojnë të gjithe qarkun dhe kanë shtrirë shërbimet në të gjithë Qarkun e Korçës gjatë këtij sezoni të verës.

 

Këto masa janë ndërmarë  për të përballuar fluksin e lëvizjeve.

 

Mësohet se janë shtuar me 30 për qind patrullat e rendit dhe rrugores.

 

Akoma me tej, për të përballuar këtë situatë me pushues dhe ardhjet e emigrantëve, përfshi këtu dhe  festat e këtyre ditëve,  çdo punonjës police punon edhe dy orë më shumë nga orari zyrtar.

 

Këto shërbime të përforcuara të policisë pritet të vazhdojnë deri në fund të sezonit veror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë