E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e Korçës aksion antidrogë, sekuestron 121 pako kanabis

Policia e Korçës gjët një aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme, 121 pako, lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

 

Njoftimi i plotë i Policisë Korçë

 

Reklamë

Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron në kufi të gjelbër, 121 pako me  lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

 

Më datë 24.04.2017 nga ana e shërbimeve Operacionale në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në kufi të gjelbër, konkretisht në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

 

121 pako të mbështjella me letër natriban, me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

 

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.

 

Materialet për hetime të mëtejshme do t’i  referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë