Një 40-vjeçar u arrestua në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

 

Ai u kap gjatë operacionit të koduar “Perimetri”, teksa udhëtonte në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë me kamionin tip “Benz”, brenda të cilit kishte fshehur 68 emigrantë.

 

Atyre iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të  BE-së, kundrejt shpërblimit prej 150 eurosh.

 

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *