Policia e Himarës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetasi

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari ka vjedhur edhe në një banesë tjetër, në Himarë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Sh. S, banues në Divjakë.

Gjatë kontrollit në automjetin furgon që 46-vjeçari përdorte për të kryer vjedhjet, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash dhe disa produkte ushqimore që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ll.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se 46-vjeçari i ka vjedhur në një banesë, në Himarë, më datë 24.01.2024, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *