Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore Fier ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

 

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, 4 shtetas, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

 

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2473 drejtues mjetesh.

 

1160 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

 

Janë proceduar administrativisht 182 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 

194 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

 

Janë vendosur 432 masa administrative, për parakalime të gabuara.

 

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Janë vendosur 43 masa administrative, për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

 

Gjithashtu janë vendosur 422 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

 

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *