Operacioni policor ‘Fundjava’ ka vënë në pranga tre persona, për armëmbajtje pa leje dhe lëndë narkotike.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Mirdita dhe dhe dy të tjerë me banim në Durrës.

 

DVP Durrës/Bashkëpunim intensiv i të gjitha strukturave në çdo qark të vendit, për kontrolle të befasishme kundër paligjshmërive.

 

Finalizimi i planit intensiv operacional të koduar “Fundjava”, vë në pranga 3 shtetas, për drogë dhe armë.

✅Sekuestrohen, në Fushë Krujë një armë zjarri pistoletë dhe në Durrës lëndë narkotike që mbaheshin në automjete.

Drejtuesi i automjetit që mbante kanabis në formë boçeje, pas testit të drogës, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

✅Po në kuadër të planit operacional “Fundjava”, një ditë më parë, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me FNSH-në, u vunë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që qarkullonin me armë zjarri.

Në zbatim të planit operacional policor të koduar “Fundjava”, forcat operacionale, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor Durrës, Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, gjatë kontrolleve të befasishme në Fushë Krujë dhe Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. L., 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

—-

-D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMË”, në të cilin mbanin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, shtetasi O. D., drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit K. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të shtetasve D. L. dhe O. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮♂️🤝🙍♂️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *