E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e Divjakës kontrolle të befasishme, arrestohen dy persona

Policia e Divjakës e mbështetur nga FNSH e Fierit ka bërë të mbundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Shtetasit e ndaluar janë: Dionis Gjini 25 vjeç banues në Divjakë dhe Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues po në Divjakë.

 

Shtetasi Dionis Gjini ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet e 143 dhe 142 të Kodit Penal. Ndërsa shtetasi Eris Mëhilli u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Mëhilli ishte dënuar gjithashtu edhe nga Gjykata e Apelit Shkodër me 1 vit e katër muaj burg.

 

Reklamë

Në njoftimi e shpërndarë për mediat, policia thotë se kapja dhe arrestimi i këtyre dy shtetasve erdhi si rezultat i vijimit të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë