E diel, 1 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia e dibranët shpëtojnë drejtuesin e kamionit nga rënia në humnerë/VIDEO+FOTO

 Policia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, të martën në mbrëmje kanë ndihmuar dhe shpëtuar një drejtues kamioni i cili rrezikonte të binte nga ura.

 

 

Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës ju dha ndihmë një drejtuesi mjeti (shtetas turk), M.T, pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

Reklamë

 

 

Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorrën mjetin.

 

 

Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë