Subscribe

Pagat e ulëta, mungesa e kushteve të sigurisë në punë si dhe e uniformave, kanë bërë që Sindikata e Punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe disa efektivë të këtij sektori të protestojnë përpara godinës së shtëpisë së Europës në Tiranë.

 

Kreu i kësaj sindikate tha se pavarësisht premtimeve të ministrit Ulsi Manja për një rritje të trajtimit financiar për personelin e burgjeve, asgjë nuk është realizuar.

 

Rritja e pagës, të paktën me 20%. Punonjësi i policisë me 15 shërbime 12 orëshe ka përfituar 46 mijë lekë pagë. Ka punuar më shumë se 174 orë sipas Kodit të Punës. Kërkesë tjetër është rikthimi i pagesës për të shtunë e të diela. Kusht tjetër është uniforma. Më gjeni një vend të Afrikës që punonjësit e policisë i blejnë uniformat në dyqan.

 

Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, duke nënvizuar se do të bojkotojnë edhe turnet.

 

Faza e dytë e protestës tonë është mosmarrja e shërbimit në institucione. Ditët në vijim turnet e dyta nuk do të marrin shërbimin në shenjë proteste. Asgjë nuk shkakton, sepse ata që janë në shërbim do punojnë më tepër sepse po protestohet për të drejtat e tyre. 

 

Një tjetër problem shqetësues është fakti se efektivët e burgjeve sipas sindikatës, po braktisin vendin e punës për shkak të pagës qesharake dhe sigurisë në punë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *