E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Policia dhe ushtria po ruajnë distancat mes qytetarëve në markete e farmaci”

Policia dhe ushtria janë angazhuar në garantimin e distancës mes qytetarëve që dynden në markete dhe farmaci gjatë orareve që u lejohet lëvizja. Diçka të tillë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në “Facebook”. Ai apeloi që radha të mbahet duke e menduar koronavirusin si një bombë të padukshme.

 

Reklamë

“? POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!

? JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE?

Reklamë

? BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!”

 

Një masë e tillë erdhi pasi gjatë këtyre dy ditëve u vu re se ndërgjegjësimi i qytetarëve mbaroi dhe të gjithë u “sulën” në rrugë e dyqane, pa e vrarë mendjen për COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë