Showbiz
Policia dhe helikopterët rrethojnë shtëpinë e Rihanna-s!

Disa orë më parë TMZ ka raportuar se shtëpia e këngëtares së njohur Rihanna është rrethuar nga forcat e rendit dhe helikopterët. Gjatë kësaj kohe ajo nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa si arsye për praninë e forcave policore është dhënë ndezja e alarmit gabimisht. Nuk dihet akoma si ka ndodhur defekti në alarm, por policia ka marrë menjëherë masa.

Reklamë


Kujtojmë se në maj të këtij viti shtëpia e Rihannës ishte sulmuar nga një person i cili kishte hyrë për të kaluar natën bashkë me të. Këngëtarja nuk ndodhej në shtëpi ndërsa personi në fjalë u arrestua dhe u dënua me burg.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



