E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia bregdetare greke shpëton 100 emigrantë

Policia bregdetare greke shpëtoi rreth 100 migrantë në det pranë ishullit Kythera.

 

Operacioni i shpëtimit u krye mbrëmjen e 10 qershorit pasi anija që transportonte migrantët u përball me vështirësi.

 

Reklamë

Të gjithë ata që ndodheshin në anije ishin në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan autoritetet greke.

 

Nuk u bë e ditur se nga cili vend ishte nisur anija, raporton agjencia e lajmeve DPA.

 

Gjatë muajve të verës, shumë varka me vela dhe jahte ndodhen në detin Egje dhe Jon, duke i bërë të vështira për t’u dalluar varkat e drejtuara nga trafikantët e njerëzve që transportojnë migrantë.

 

Meqenëse varkat janë zakonisht të vjetra dhe shpesh të mbingarkuara, aksidentet janë të shpeshta.

 

Sipas shifrave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, të paktën 326 njerëz vdiqën në këtë rajon vitin e kaluar.

 

Policia bregdetare greke beson se shifra aktuale është dukshëm më e lartë./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë