Policia braziliane zbulohen 60 pushkë në avion

Policia braziliane ka sekuestruar kapur 60 pushkë të cilat ishin fshehur brenda një çante pas mbërritjes së avionit në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Zhaneirios.
Sipas policisë braziliane, mësohet se ngarkesa vinte nga Miami dhe brenda saj kishte lloje pushkësh të të gjitha amrëve të klasës ushtarake me kalibër të lartë.
Operacioni i përbashkët nga policia braziliane dhe një njësi e specializuar për armët e zjarrit zbuluan dërgesën brenda aeroportit, e cilësuar kjo si dërgesa më e madhe e këtij lloji brenda një dekade.
Policia ndërkohë ka vënë në pranga katër persona, njëri prej të cilëve thuhet se ishte një agjent doganor në Miami, ndërsa vlera e armëve e kalon shumën w 4.2 milionë dollarëve.




