Subscribe

Pas shpërthimeve ne aeroportin e Stambollit ne Turqi policia shqiptare ka kaluar ne gatishmëri te përforcuar ne Rinas. Te gjitha fluturimet ne drejtim te Stambollit janë anuluar deri ne një vendim te dytë. Autoritetet kanë nisur të ushtrojnë kontrolle të rrepta në të gjitha hyrjet e daljet e aeroportit dhe në bagazhet e pasagjerëve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambientet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Sipas Milorit masat parashikojnë dhe kontrolle me te rrepta ndërkohe qe për fluturimet e anuluara nuk ka pasur probleme me udhëtaret.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *