Policia e Shteti ka bërë bilancin e kësaj jave, ku bën me dije se në total janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 576 persona, nga këta: 181 janë arrestuar, ndërsa 362 janë proceduar penalisht, 33 janë shpallur në kërkim.

Sakaq, 43 nga personat e arrestuar nga policia kanë qenë të shpallur në kërkim, 13 prej të cilëve ndërkombëtarisht.

Janë pezulluar 347 leje drejtimi, nga të cilat 228 për tejkalim shpejtësie, 75 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 44 për qarkullim në sens të kundërt.

Po ashtu, janë sekuestruar nga Policia Kufitare 16.930 euro dhe janë goditur 2 raste të mitëdhënies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *