Policia konfiskoi sot në brigjet e Belgjikës 1,25 ton kokainë me vlerë tregu rreth 60 milionë euro, njoftoi sot Prokuroria e Bruzhit (veri-perëndim).

 

«Droga ishte ndarë në 25 pako që përmbanin secila 50 kilogramë kokainë, të hedhura në ujërat territoriale belge », saktësoi Prokuroria, cituar nga agjencia e lajmeve «Belga».

 

«Autoritetet nuk kanë identifikuar anijen që ka lëshuar në det të hapur sasinë e pakove që mendohet se do të mblidheshin me anije të vogla », sipas së njëjtit burim.

 

Asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar në këtë fazë të hetimit ndërsa sasia e drogës është shkatërruar, sipas Prokurorisë.

 

Ishte ekuipazhi i një anije daneze që pikasi të dielën pasdite pako të dyshimta që pluskonin në det duke njoftuar menjëherë autoritetet. Prokuroria konstatoi se vlera e rishitjes së kësaj sasie droge në Belgjikë varion rreth shifrës 60 millionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *