E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia arreston shkaktarin e aksidentit me 5 të lënduar në “Elbasan-Librazhd”

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Elbasanit arrestoi 67-vjeçarin që shkaktoi aksidentin me pesë të plagosur në rrugën që të çon për në Librazhd.

Blutë e kanë gjetur atë përgjegjës për aksidentin duke i vënë prangat pasi kanë bërë ekspertizën përkatëse.

Si pasojë e aksidentit në fakt është lënduar vetë 67-vjeçari dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të. E plagosur ka përfunduar edhe një 11-vjeçare e cila udhëtonte në automjetin e 39-vjeçarit, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë u dëmtuan shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën“, bën me dije policia. /vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh