Në vijim të kontrolleve, policia rrugore ka arrestuar në këto 24 orë 10 drejtues mjetesh, pasi u kapën pas leje drejtimi ose në gjendje të dehur.

 

Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l).

 

Ndërkohë, janë ndëshkuar me gjobë 1874 shoferë, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

 

“Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës, akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *